albania news flag algeria news flag argentina flag bangladesh news flag bolivia news flag brazil news flag burkina faso news flag cameroon news flag chile news flag colombia news flag congo republic news flag côte d'ivoire news flag egypt news flag ethiopia news flag gabon news flag ghana news flag greece news flag india news flag indonesia news flag Iran news flag israel news flag kenya news flag madagascar news flag malaysia news flag Mali news flag mexico news flag morocco news flag Nigeria news flag Pakistan news flag Paraguay news flag Peru news flag Philippines news flag Romania news flag saudi arabia news flag senegal news flag Singapore news flag Slovenia news flag Southafrica news flag Thailand news flag Tunisia news flag Turkey news flag Venezuela news flag
Booking.com

DËMET/ 25 pallate të paqëndrueshëm në Shijak! Nis shembja e konvikteve në Institutin Bujqësor (VIDEO) (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, në një prononcim për gazetarin e Report TV, Merin Maçi ka theksuar se çdo dëmtim që është bërë me 26 nëntor nga tërmeti do të riparohet, e ndërsa atje ku nuk është e mundur, do të ndërtohet nga e para.

Për qytetarin e parë të Shijakut, shumica e banorëve që banesat e tyre u janë shpallur të pabanueshme janë strehuar, ndërsa thotë se janë 25 pallate të paqëndrueshëm.

Po pritet që rreth orës 18:00, inxhinierët e huaj të vendosin se cili do të jetë fati i tyre, nëse ata do të riparohen apo do të merret vendimi për t’i shembur.

“Nga rënia e tërmeti bashkia e Shijakut mori të gjitha masat, gjithashtu dhe 12 grupi verifikimi për dëmet. Kemi hyrë në një fazë tjetër. Faza e evidentimit. Në bashkinë e Shijakut, kemi 1800 inspektim.  Kemi 25 pallate të klasifikuar të paqëndrueshëm.

Bashkia e Shijakut, ka ngritur dy grup strehime. Shumica e banorëve janë strehuar tek të afërmit te tyre. Qeveria ka garantuar edhe fondin e qirasë. Grupet janë në terren. Jemi në gjendje të mirë për sa i përket strehimit.

Deri në këto momente, nuk kemi ende një faturë financiare për tërmetin e 26 nëntorit.Çdo dëmtimi i parë nga tërmetit, ose do të riparohet ose do të ndërtohet nga fillimi.

Banorët që jetojnë tek pallatet me kryqin e kuq, janë të strehuar. Të gjithë banorët, që kanë banesat tek pallatet me kryq të kuq, janë strehuar.”-tha Arbana.

Read more http://shqiptarja.com/lajm/demet-nis-shembja-e-konvikteve-ne-institutin-bujqesor